Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të anuluar pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, që do të zhvillohej sot në Gjakovë.
Berisha u shpreh se “Rama anuloi takimin me urdhër nga Beogradi”, duke bërë shkak për këtë refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Asociacionit, që ish-kryeministri e konsideron të marrë nga sirtarët e Beogradit.
“Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme, për një problem me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherr ndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar”, tha Berisha.
“Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiqit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandar Vuçiq. Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiqit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës”, shtoi ish-kryeministri.
Berisha nënvizoi se angazhimi i Ramës me projekt konkret dhe sherr ndjellës për Asociacionin, që është shoqëruar sipas tij me sulme ndaj Albin Kurtit, fsheh problemet personale të kryeministrit me drejtësinë, të cilat lidhen me zhvillimet e aferës McGonigal në SHBA.
“Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal të hapur në Uashington për super skandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pa kërkuara për problemin më delikat të rajonit”, u shpreh Berisha.
Në fund ish-kryeministri i drejtohet me një mesazh qeverisë së Kosovës për zbutje të tensionit që ka krijuar çështja e Veriut në raportin e tyre me ndërkombëtarët.
Në emër të demokratëve, Berisha gjithashtu dënoi paralajmërimin e Ramës për vendosje të sanksioneve nga bashkësia Euroatlantike për Kosovën.
“PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për çtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut. Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiq-Rama për ndarjen e Kosovës. PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira. Kosova është një bastion i euro-atlantizmit në rajon. Ato sanksione do ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama-Vuçiq, që janë të lidhur kokë e këmbë”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova