LAJMI I FUNDIT:

Meta përshëndet fjalimin e Osmanit në PE: Përkushtimi i Kosovës për demokraci, shembull frymëzues në rajon

Meta përshëndet fjalimin e Osmanit në PE: Përkushtimi i Kosovës për demokraci, shembull frymëzues në rajon

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas fjalimit historik të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian. 

Në një postim në Facebook, Meta e ka konsideruar mesazhin e shprehur nga Osmani si “qëndrim dinjitoz”.

“E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë evropian”, ka shkruar Meta.


Osmani: Kosova është pjesë integrale e Evropës, ka ardhur koha që të bëhen hapa domethënës në rrugën e saj drejt BE-së
Lexo po ashtu Osmani: Kosova është pjesë integrale e Evropës, ka ardhur koha që të bëhen hapa domethënës në rrugën e saj drejt BE-së

“Përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e Bashkuar, është shembull frymëzues në rajon”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Osmani në adresimin e saj në seancë plenare në Parlamentin Evropian, ka theksuar se përkundër mungesës së drejtësisë dhe vuajtjeve të mëdha ndër vite, Republika e Kosovës dhe populli i saj vazhdojnë të shikojnë nga e ardhmja evropiane.

“Ne ua kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të ndritur, që do të thotë gjithashtu bashkëpunim më të fortë brenda rajonit tonë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Presidentes, institucionet e Kosovës duan paqe dhe stabilitet. “Paqe të qëndrueshme duke e pas drejtësinë në themel të saj, stabilitet duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe me fokus në marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka thënë Osmani para eurodeputetëve.

Vendi i Kosovës, sipas saj është në Evropë.

“Vendi i merituar i Kosovës në familjen e BE-së jo vetëm që do ta pasurojë kombin tonë, por gjithashtu do të forcojë vetë themelet mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Evropian dhe do të forcojë kontinentin tonë përmes unitetit gjithnjë e më të madh”, ka përfunduar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori