LAJMI I FUNDIT:

Me gurë, vezë e ngjyrë – Policia e Kosovës u sulmua tri herë në veri brenda 24 orëve

Me gurë, vezë e ngjyrë – Policia e Kosovës u sulmua tri herë në veri brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se zyrtarët e saj janë sulmuar tri herë gjatë ditës së martë në pjesën veriore të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit për arrestimin e Milun Milenkoviq – Llunes në veri të Mitrovicës, është lënduar një zyrtar policor dhe i dyshuari pasi ky i fundit ka rezistuar me qëllim të shmangies së arrestimit të tij.

“Sheshi Car Llazar, Mitrovicë Veri 13.06.2023 – 12:00. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb i cili ishte në kërkim policor si i dyshuar për disa vepra penale. Personi i dyshuar me qëllim të shmangies së arrestimit të tij ka rezistuar dhe si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport policor.


Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arrestoi Milun Milenkoviqin në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Momenti kur Njësia Speciale e Kosovës arrestoi Milun Milenkoviqin në veri të Mitrovicës

Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, policia bën të ditur se pas operacionit, një turmë e personave të dyshuar deri më tani të paidentifikuar, kanë sulmuar me gurë dhe me mjete të forta njësitet policore të Rendit Publik dhe veturat e policisë.

“Si pasojë e sulmeve lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar edhe tri vetura të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

Ndërsa, sulmi i dytë thuhet se ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Filip Vishnica” në veri të Mitrovicës.

“Derisa katër zyrtarët policor ishin në drejtim të stacionit policor janë sulmuar me mjete të forta –gurë nga 4-5 persona të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç që është dëmtuar vetura zyrtare ndërsa rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

E sulmi tjetër ka ndodhur në Leposaviq, ku raportohet se dy vetura të policisë janë sulmuar me vezë e ngjyrë.

“Leposaviq 13.06.2023 – 09:15. Raportohet se dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori