LAJMI I FUNDIT:

Blinken flet me ministrin e jashtëm kinez përpara vizitës së pritshme në Pekin

Blinken flet me ministrin e jashtëm kinez përpara vizitës së pritshme në Pekin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli me telefon me ministrin e Jashtëm të Kinës të mërkurën, një telefonatë që vjen përpara një vizite të shumëpritur të diplomatit të lartë të Uashingtonit në Pekin, ndërsa dy superfuqitë përpiqen të përmirësojnë gjendjen e zymtë të lidhjeve të tyre.

Në telefonatën e tij me Qin Gang, Blinken diskutoi “rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit” për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet SHBA-Kinë për “të shmangur llogaritjet e gabuara dhe konfliktet”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Blinken trajtoi gjithashtu një sërë çështjesh dypalëshe dhe globale dhe bëri të qartë se “SHBA do të vazhdojë të përdorë angazhimet diplomatike për të ngritur fushat e shqetësimit, si dhe fushat e bashkëpunimit të mundshëm”, thuhet në deklaratë.


Ndërsa nga Kina u nënvizua mosbesimi i thellë që vazhdon midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Kështu, Qin i tha Blinken se SHBA duhet të “tregojë respekt” për shqetësimet thelbësore të Kinës, siç është çështja e Tajvanit.

Në detajet e telefonatës së SHBA-së dhe Kinës nuk përmendën vizitën e Blinken, e cila nuk është njoftuar zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së apo Ministria e Jashtme e Kinës.

Por dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me këtë çështje i thanë CNN në fillim të këtij muaji se Blinken pritej të udhëtonte në Kinë në javët e ardhshme.

Ai erdhi pas një morie takimesh midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë që nga muaji i kaluar, dhe parashikimit të presidentit amerikan Joe Biden për një “shkrirje” afatshkurtër në marrëdhëniet me Pekinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori