LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i duhet të shesë në këtë verë – por sa është shuma për bilancin pozitiv

Juventusit i duhet të shesë në këtë verë – por sa është shuma për bilancin pozitiv

Juventusi duhet të përballet pa disa miliona euro në mungesë të futbollit të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve në Itali, Zonjës së Vjetër do t’i duhen më shumë se 100 milionë euro nga shitjet këtë verë.

Bianconerëve iu zbritën 10 pikë për parregullsi financiare në sezonin 2022-2023, kështu që ata humbën një pozicion në top-katërsh, duke përfunduar në vendin e shtatë në Serie A.

Me kompaninë Holding Exor që njofton se nuk do të bëjë injeksione kapitali deri në vitin 2025, Bianconerët duhet të shesin disa nga yjet e tyre këtë verë për të balancuar librat. Juventusi konfirmoi 254 milionë euro humbje për sezonin 2021-2022 këtë shtator të kaluar.


Allegri refuzon ofertën saudite me rrogë trefish më të lartë dhe nis planin e ri për Juven
Lexo po ashtu Allegri refuzon ofertën saudite me rrogë trefish më të lartë dhe nis planin e ri për Juven

La Gazzetta raportoi javën e kaluar se bardhezinjtë do të kishin nevojë për më shumë se 100 milionë euro nga shitjet gjatë merkatos së verës, ndërsa Romeo Agresti ishte më specifik, duke thënë se bardhezinjtë synojnë 120-130 milionë euro.

Është e vetëkuptueshme se Juventusit do t’i duhet gjithashtu të ulë faturën e pagave të tyre, që është një arsye pse Angel Di Maria nuk iu ofrua zgjatje e kontratës. Argjentinasi ka konfirmuar së fundmi se do të largohet nga klubi pas vetëm një sezoni në klub. Ai ishte ndër më të paguarit në Torino me një pagë 7 milionë euro në vit.

Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa janë dy yje që mund të largohen nga Torino. Chelsea tashmë ka bërë të ditur interesimin për sulmuesin serb, sipas Gazzetta, ndërsa Chiesa kërkohet nga Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori