Seanca e paraparë të mbahej sot ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm, Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa, nuk është mbajtur.
Gjuraj, Syla, Skenderi dhe Bellaqa po akuzohen se kanë kryer vepra penale që kanë lidhje me terrorizëm dhe kanë ndihmuar në përgatitje të veprës terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës 45 faqëshe të akuzuarit kishin bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, periudha kohore mars 2021 deri me 10 tetor të vitit 2021.
Të njëjtit kishin kontaktuar një person me gradë të lartë në organizatën terroriste ISIS e ku janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojit RPG ( raketa hedhës), eksplozivë dhe armë të zjarrit.
Të pranishëm në seancën e së martës (13.06.2023) nuk ishin as të akuzuarit e as mbrojtësi i të akuzuarve Adrijan Gjuraj, Arben Kelmendi.
Arsyeja për mos prezencën e të akuzuarve në seancë ishte revokimi i urdhrit për sjelljen e të akuzuarve në gjykatë nga ana e gjyqtares së rastit Valbona Musliu- Selimaj, pasi që mbrojtësi Kelmendi me kohë nuk e kishte njoftuar gjykatën se për seancën e sotme do të angazhoj një avokat zëvendësues.
Arben Kelmendi paraprakisht kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të prezantoj personalisht në seancën e sotme pasi që i njëjti gjendet jashtë vendit për pushime. Njoftimi nga Kelmendi për gjykatën se do të angazhoj një avokat zëvendësues ishte bërë sot përderisa revokimi i urdhrit për sjelljen e të akuzuarve e kishte bërë gjykata dje në mungese të përgjigjes së avokatit.
“Përsëri përmes emalit nga zyra e gjyqtares nga zyrtari ligjor, ka kërkuar nga mbrojtësi në mënyrë që të mos dështoj seanca e sotme i njëjti të gjejë një zëvendësim për datën e sotme e që deri më sot diku rreth orës 11:00 apo pas orës 11:00 gjykata ka pranuar një email se mbrojtësi ka caktuar një zëvendësim për datën e sotme. Megjithatë gjykata gjatë ditës së djeshme në përfundim të orarit, në mungesë të konfirmimit nga avokati ka revokuar urdhëresën për sjelljen e të akuzuarve nga qendra e paraburgimit duke mos e pasur njohurinë që sot do ta kemi prezent një avokat. Avokati ka vonuar në kohë, kjo është arsyeja pse gjykata e ka revokuar urdhëresën”- tha kryetarja e trupit gjykues, Musliu- Selimaj.
Sipas dosjes voluminoze të prokurorisë speciale të akuzuar janë Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa.
Së bashku me të lartcekurit i akuzuar wshtw edhe Shkodran Krasniqi por ndaj këtij të fundit është veçuar procedura.
Gjuraj, Syla, Skenderi dhe Bellaqa akuzohen se kanë kryer vepra penale që kanë lidhje me terrorizëm dhe se kanë ndihmuar në përgatitje të veprës terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës 45 faqëshe të akuzuarit kishin bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, periudha kohore mars 2021 deri me 10 tetor të vitit 2021.
Të njëjtit kishin kontaktuar një person me gradë të lartë në organizatën terroriste ISIS e ku janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojit RPG ( raketa hedhës), eksplozivë dhe armë të zjarrit.
Ergzin Syla së bashku me Ardijan Gjuraj ishin përkujdesur për sigurimin e armëve e të njëtjat i kishin fshehur në një burë të plastikës duke i groposur 3780 fishek, 6 granata dore, 7 detonatorë të granatës, mitraloz me tri këmbë, një pushkë automatike AK-47 e armë të tjera të kalibrave të ndryshëm.
Gjatë kontrollimit të policisë edhe në shtëpinë e Mentor Bellaqës ishte gjetur një arsenal armësh nga llojet më të ndryshme.
Në po të njëjtën ditë me datën 10.10.2021 në komunën e Gjakovës, gjatë tentimit për ti pranuar-blerë një RPG, 8 predha të murtajës së dorës, një pajise optike për zmadhim (dylbi) e RPG-së, e me rastin e implementimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit e blerjes së simuluar prej të pandehurit Shkodran Krasniqi, e ku në përcjellje të tij ishin edhe Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa me automjetin e markës Golf V kanë ikur nga vend i ngjarës, e ku më pas të gjithë të pandehurit arrestohen.
Tutje të pandehurit Ergim Syla dhe Ardijan Gjuraj për veprat e lartë cekura akuzohen edhe për mbaje e kontroll të pa autorizuar të armëve.
Për mbajtje të pa autorizuar akuzohet edhe Mentor Bellaqa.
Kurse Ardijan Gjuraj akuzohet se ka kryer veprën penale moslajmërim i përgatitjes së veprës penale ashtu që nga tetori i vitit 2020 e deri me datën 02.11.2022 ka qenë në dijeni se i pandehuri ( tashmë i ndjeri K.F.) ishte duke përgatitur vepra penale terroriste dhe me të kishte qenë në komunikim të vazhdueshëm me të ndjerin përmes rrjetit social “Instagram”.
E ku me datën 02.11.2022 i ndjeri kishte kryer aktin terrorist në Vjenë duke lënë të vrar katër përsona e duke plagosur katër të tjerë, e ku më pas ishte vrarë nga autoritetet Austriake.
I akuzuari Nehrudin Skenderi kishte financuar Shkodran Krasniqin në shumën prej 2 mijë euro me qëllim të blerjes së armëve të zjarrit e me të cilat do të kryheshin veprat penale terroriste.
Kështu vetëm Nuredin Skenderi akuzohet për veprën penale lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos