Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka pranuar sot një donacion me pajisje nga Turqia, në vlerë 20 mijë euro.
Pranimi i këtij donacioni u bë në një ceremoni ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatori i organizatës TIKA, Cihan Dinçer, si dhe përfaqësues të tjerë nga Turqia dhe komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt është vazhdim i bashkëpunimit të mirëfilltë mes Kosovës dhe Turqisë, po edhe i ndihmës që i ka dhënë vendit tonë deri tani populli turk dhe qeveria turke.
Ai ka theksuar se nga Turqia pret përkrahje edhe në të ardhmen.
“Ne do të vazhdojmë të jemi falënderues për kontributin e dhënë nga Turqia në Kosovë, ndërkohë që mund të them se në takimin e sotëm me ambasadorin kishim edhe një diskutim që shkon përtej ndihmës së njëanshme kundrejt Kosovës”, ka thënë Hyseni.
Njëherësh, Hyseni falënderoi ambasadorin për vizitën e sotme në Gjilan dhe bisedën e mirë e konstruktive që patën së bashku, duke uruar që shumë shpejt, ato që janë diskutuar në takimin e sotëm, të fillojnë të jetësohen e të bëhen realitet, duke mos harruar të përmend as ndihmat dhe bashkëpunimin e mëhershme nga ky shtet mik.
Përndryshe, siç thanë përfaqësuesit nga ambasada dhe këshilli turk në Kosovë, Turqia e ka ndihmuar Kosovën edhe deri tani në kulturë, arsim, infrastrukturë dhe fusha tjera, përmes projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç është një i tillë edhe projekti për QKMF-në në Gjilan.
Drejtoresha e QKMF, Arbenita Hajdari ka thënë se donacioni prej dy makinave industriale për pastrimin e çarçafëve dhe gardërobës së punës, është i mirëseardhur për këtë institucion shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar