LAJMI I FUNDIT:

Momenti i arrestimit të personit që dyshohet se vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë në Nottingham të Anglisë

Momenti i arrestimit të personit që dyshohet se vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë në Nottingham të Anglisë

Tre persona humbën jetën dhe tre u plagosën në Nottingham të Anglisë, ku policia arrestoi një 31-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët u thirrën në rrugën Ilkeston në perëndim të qendrës së qytetit vetëm pas orës 4 të mëngjesit, ku dy persona u gjetën të vdekur në rrugë.


Më pas policia morën pjesë në një tjetër incident në Milton Street, ku një furgon kishte tentuar të godiste tre persona, të cilët aktualisht po trajtohen në spital.

Tre të vdekur dhe një i arrestuar pasi policia shpalli një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë
Lexo po ashtu Tre të vdekur dhe një i arrestuar pasi policia shpalli një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë

Një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në rrugën Magdala në një incident të tretë që policia beson se ishte i lidhur me dy të tjerët.

Pas kësaj, oficerët kanë arrestuar një 31-vjeçar si i dyshuar për vrasje dhe i njëjti ndodhet në paraburgim.

Dhe një video tregon dy oficerë që kapin një burrë në trotuar pranë një furgoni të bardhë jashtë një dyqani në Bentinck Road, megjithëse policia nuk do të thoshte nëse kjo ishte e lidhur me hetimin.

Qendra e qytetit mbeti e mbyllur paraditen e sotme, me dhjetëra makina skuadre, zjarrfikëse dhe ambulanca në vendngjarje, së bashku me oficerë specialistë.

Policia ende nuk ka thënë nëse sulmi po trajtohet si terrorizëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja

"Ata vranë burrin tim", alarmon eurodeputetja italiane pasi burri i saj gjendet i vdekur

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga

SHBA-ja i kërkon Gjeorgjisë që të heqë dorë nga "ligji rus për agjentët e huaj"

Botë
Kalo në kategori