LAJMI I FUNDIT:

“Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara” – thotë Zelensky

“Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara” – thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fjalimin e tij të radhës të natës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se, pavarësisht shiut dhe luftimeve të ashpra, forcat ukrainase kanë bërë përparim.


“Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme. Humbjet e armikut janë pikërisht ato që na duhen”.

“Edhe pse moti është i pafavorshëm këto ditë – shirat na e vështirësojnë detyrën – forca e luftëtarëve tanë ende jep rezultate dhe falënderoj të gjithë ata që janë në luftime tani, të gjithë ata që mbështesin brigadat tona luftarake në zonat përkatëse”.

Ukrainasit thonë se tani kanë marrë gjithsej shtatë vendbanime pas nisjes së kundërsulmit
Lexo po ashtu Ukrainasit thonë se tani kanë marrë gjithsej shtatë vendbanime pas nisjes së kundërsulmit

Fjalimi i tij vjen në kohën kur forcat ukrainase kanë rimarrë disa vendbanime, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rifituar që nga fillimi i kundërofensive të javës së kaluar në shtatë, thotë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Në Telegram, Maliar tha se shtatë vendbanime ishin marrë gjatë javës së kaluar.

Siç vënë në pah mediat, vendbanimet shkojnë përgjatë një linje nga perëndimi në lindje, rreth 60 milje të gjatë, vetëm në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia.

Dhe ky është përparimi më i shpejtë i Ukrainës për shtatë muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial në SHBA – krejt çfarë dihet deri më tani

Amerika
Të dhënat tregojnë se Rusia

Të dhënat tregojnë se Rusia "humbi 1000 ushtarë nga fusha e betejës çdo ditë muajin e kaluar"

Botë
Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se

Më shumë se 400,000 njerëz thuhet se "braktisën" Kishën Katolike të Gjermanisë vitin e kaluar

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Kalo në kategori