LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla për Ditën Çlirimit: Vuçiqi ishte ministër propagande atë kohë, nuk kërkoi falje kurrë

Gërvalla për Ditën Çlirimit: Vuçiqi ishte ministër propagande atë kohë, nuk kërkoi falje kurrë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, ka qëndruar sot në Bruksel, dhe ka ndarë një fotografi para selisë së NATO-s.

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës ajo shprehu mirënjohjen për intervenimi e forcave të NATO-s në Kosovë, teksa nuk la pa e përmendur përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandar Vuciq, në qeverinë e atëhershme serbe.


“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndieva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Ministër i Propagandës më 1999 ishte Aleksandar Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”, ka shkruar Gërvalla./Telegrafi/