LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Zyrtare: Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Stivi Frashëri është larguar nga Ballkani pas dy viteve qëndrim në Suharekë.

Portieri shqiptar ka ndarë rrugët me kampionin në fuqi të Kosovës pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.


Ka qenë vet portieri shqiptar që ka konfirmuar ndarjen me Ballkanin, derisa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provoj një aventurë të re”.

“Falënderojë presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin, Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve”.

“Falënderim i madh shkon edhe për ‘Xhebrailat’. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shok shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo”, ka shkruar Frashëri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori