LAJMI I FUNDIT:

PS feston 32-vjetorin e themelimit, Rama: E vetmja parti shqiptare që nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar

PS feston 32-vjetorin e themelimit, Rama: E vetmja parti shqiptare që nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj.

Kryeministri i vendit Edi Rama nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, u ka uruar të gjithë socialistëve ditëlindjen e PS-së të cilën e quan të vetmen forcë politike shqiptare që nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar.

“Mirëmëngjes, dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/