LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës: 24 vite më parë Serbia u gjunjëzua

Krasniqi uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës: 24 vite më parë Serbia u gjunjëzua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët e Prishtinës me rastin e Ditës së Çlirimit.

Krasniqi ka thënë se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

“Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 112 vite më vonë – në Prishtinë!
Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!
Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet!
Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!
112 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Ai ka shtuar se sot nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

“Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës! Sot, përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka theksuar se është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori