LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase po kryejnë operacione kundërsulmuese në të paktën katër zona të frontit

Forcat ukrainase po kryejnë operacione kundërsulmuese në të paktën katër zona të frontit

Forcat ukrainase po kryejnë operacione kundërsulmuese në të paktën katër zona të frontit, tha Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Zëdhënësi i grupit lindor të forcave ukrainase, kolonel Serhiy Cherevaty vuri në dukje se forcat ukrainase avancuan deri në 1,400 metra në zona të paspecifikuara të frontit të Bakhmutit dhe blogerët rusë raportuan avancime ukrainase në veriperëndim dhe verilindje të Bakhmutit, thotë ISW, transmeton Telegrafi.

Burimet ruse raportuan aktivitetin ukrainas në rajonin e Luhanskut afër Bilohorivka, derisa ministria ruse e mbrojtjes dhe burime të tjera ruse pohuan se trupat ukrainase kryen sulme të lokalizuara në zonën kufitare të rajonit Donetsk-Zaporizhia, veçanërisht në zonën Velyka Novosilka.


ISW raporton se pamjet e postuara më 10 qershor tregojnë gjithashtu se forcat ukrainase në rajonin perëndimor të Zaporizhia-s arritën avancime gjatë kundërsulmeve në jugperëndim dhe juglindje të Orikhiv.

Instituti thotë se forcat ukrainase jo çuditërisht po përballet me fatalitete në sulmet fillestare kundër disa prej forcave ruse më të përgatitura në Ukrainë.

Megjithatë, sulmet fillestare – dhe veçanërisht pamjet e përzgjedhura që burimet ruse po i shpërndajnë – nuk janë përfaqësuese të të gjitha operacioneve të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Bosnja
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Evropa
Kalo në kategori