LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë ukrainas: Kundërofensiva ende nuk ka filluar

Zyrtari i lartë ukrainas: Kundërofensiva ende nuk ka filluar

Ukraina nuk e ka nisur kundërofensivën e saj, ka thënë një zyrtar i lartë i vendit, duke kundërshtuar pretendimet e bëra nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev më herët gjatë ditës.

Gjatë ditë, aleati afatgjatë i presidentit rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina “ka filluar tashmë diçka”, duke iu referuar kundërsulmit të shumëpritur, transmeton Telegrafi.

Por sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i ka hedhur poshtë këto komente duka i quajtur si “të pavërteta”.


“Kur të fillojmë kundërofensivën, të gjithë do ta dinë, do ta shohin”, potencoi ai.

Sipas tij, zyrtarët rusë kishin ngatërruar avancimet e Ukrainës sikurse në Bakhmut për fillimin e operacionit.

Duke folur për shkatërrimin e digës Khakova, Danilov tha se Rusia besonte se forcat e Ukrainës do të avanconin në atë drejtim.

Rusia ka mohuar akuzat për shkatërrimin e digës, dhe me këtë rast ia hodhi fajin Ukrainës pa dhënë prova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori