Kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket çështjes së veriut, sipas Yll Hoxhës, nuk shkojnë në disfavor të Kosovës.
Ai në “Debat Plus”, tha se tri kërkesat e tyre, siç janë mbajtja e zgjedhjeve komunale në veri, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje dhe shpejtimi i zbatimit të marrëveshjes, janë të gjitha në favor të Kosovës.
Hoxha tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës, në veri janë bërë për ta rikthyer vëmendjen te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.
“Kërkesat që kanë dalë nga BE dhe ndërmjetësuesit, nuk janë në disfavor të Kosovës, de eskalimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve në veri me pjesëmarrje të serbëve, zbatimi i marrëveshjes, të trijat janë në interes të Kosovës. Hipoteza ime pa informata, pse kam konsideruar pse kryeministri ka pasur nevojë ta nxisë një problem në mënyrë që me rikthyer vëmendjen te zbatimi i saj, kam konsideruar që është pengesa që Serbia ka bërë në zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë ai.
Hoxha, theksoi se Marrëveshja e Ohrit, duhet të zbatohet në tërësi dhe se Asociacioni duhet të formohet sipas kushteve të marrëveshjes.
Ai tha se Serbia duhet të dënohet për shkeljen e marrëveshjes dhe se një gjë e tillë më nuk duhet të tolerohet.
“Ajo duhet të zbatohet në tërësi, nuk ka nen që e mbizotëron dytin apo tretin. Asociacioni duhet të bëhet si pjesë implementimi të përgjithshëm të kushteve të marrëveshjes. Shkelja që e bën Serbia në KiE, në zgjedhje, nuk duhet të tolerohen. Obligimi për Asociacionin duhet të merret seriozisht. Nëse kemi mbërri që deri në fund të kësaj jave, të kemi një bashkësi ndërkombëtare që e shikon këtë situatë në mënyrë agresive, dhe na kërcënon me ultimatum të dy palët, mendoj që është arritur progresi dhe duhet Qeveria të kthehet prapa”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A