LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese presin epilogun e takimit Kovaçevski – Mickoski

Ndryshimet kushtetuese presin epilogun e takimit Kovaçevski – Mickoski

Qeveria në mbledhjen e sotme nuk e shqyrtoi propozim-nismën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshime Kushtetute. Ideja e organit ekzekutiv është që gjërat të qartësohen më mirë nga takimi i liderëve të mërkurën. Dikasteri Drejtësisë propozimin bashkë me raportin e grupit të punës e ka dorëzuar në Qeveri një ditë më parë, por jo zyrtarisht mësohet se të premten kur Qeveria do të mbajë mbledhjen e ardhshme, Kuvendit do t’i jepet dritë jeshile për fillimin e procedurës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se në rast dështimi të nismës, do të ketë pasoja.

“Derisa nuk i bëjmë ndryshimet kushtetuese, do të humbasim shansin. Ka një bindje tek një pjesë e opozitës se nuk është me rëndësi kur bëhen ndryshimet dhe mund të ndodhin edhe pas 3 ose 4 viteve. Mendoj se kjo është humbje kohe të cilën nuk mund ta kthejmë dhe neve do të na kushton pritje edhe 10 vite të tjera”, tha Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.


Ndryshimet e propozuara i referohen Preambulës ku pas popullit boshnjak shtohen edhe fjalët “populli bullgar, kroat, malazez, slloven, populli hebre dhe egjiptian”. Të njëjtat fjalë shtohen edhe në Nenin 49 ku dispozitat kushtetuese i referohen diasporës. Kryeministri Dimitar Kovaçevski propozimin do ta shpalos para liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski të mërkurën gjatë takimit kokë më kokë.

Dy liderët e bllokut politik maqedonas shkojnë me qëndrime të prera në takim: Kovaçevski me bindjen se duhet të ketë ndryshime kushtetuese dhe ato duhet t’i mbështes opozita, ndërsa Mickoski shkon me idenë për të biseduar se çfarë do të ndodhë pas dështimit të nismës për ndryshime, duke qenë i sigurt në deputetët e tij se nuk do t’i mbështesin të njëjtat. Në rast se procedura e ndryshimeve kushtetuese fillon javën që vjen, në shtator parashikohet hapja e nevojës për ndryshime kushtetuese./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori