LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Daku mund të mbetet në Slloveni, gjiganti slloven Maribor synon transferimin e tij

Mirlind Daku mund të mbetet në Slloveni, gjiganti slloven Maribor synon transferimin e tij

Mirlind Daku ka përfunduar një sezon spektakolar në kampionatin slloven si i huazuar te skuadra Mura.

Sulmuesi gjilanas u huazua te Mura nga Osijek, ku ka shkëlqyer në elitën e futbollit slloven me 22 gola e dy asistime në 37 ndeshje zyrtare.

Gjiganti slloven, Maribor është duke u përgatitur për shitjen e golashënuesit kryesor Zhan Vipotnik dhe po e shohin Mirlind Dakun si zëvendësuesin e tij.


Mediumi slloven ‘Ekipa’ ka raportuar se drejtuesit e Mariborit kanë kërkuar informacione te Osijeku për sulmuesin kosovar.

Megjithatë problemi është se Mura ka një opsion të blerjes së sulmuesit dhe ende nuk e ka marrë vendimin.

Mirlind Daku pjesë e formacionit të sezonit në ligën e Sllovenisë
Lexo po ashtu Mirlind Daku pjesë e formacionit të sezonit në ligën e Sllovenisë

Maribor po pret që në rast se Mura nuk e blen Dakun, atëherë të ndërhyjnë për transferimin e sulmuesit gjilanas.

25-vjeçari kaloi një vit e gjysmë si i huauzar te Mura nga Osijek dhe konsiderohet si një nga sulmuesit qendror më të mirë në Slloveni. /Telegrafi/