LAJMI I FUNDIT:

Man City një hap më afër tripletës: Triumfon në finale të FA Cup përballë Man United

Man City një hap më afër tripletës: Triumfon në finale të FA Cup përballë Man United

Manchester City është një hap më afër tripletës, pasi ia ka arritur të fitojë edhe FA Cup-n, pas Ligës Premier, derisa e mposhti Manchester Unitedin 2-1 në finale.

Vetëm 12 sekonda kaluan nga nisja e finales që u zhvillua në Wembley, me Citizens që kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gundogan, që u asistua prej Kevin de Bruynes.


Mirëpo, Djajtë e Kuq u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 33-të, kur Bruno Fernandes shënoi nga penalltia e krijuar prej lojës me dorë nga Jack Grealish në zonën e rreptësisë.

Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë nisën furishëm.

Qysh në minutën e 51-të, Gundogan ishte sërish në listën e realizatorëve, kur pranoi një tjetër asistim prej De Bruynes për rezultatin 2-1.

City lëshoi më pas një rast të artë për 3-1, kur mesfushori belg (62’) nuk ia doli të mposhte David de Gean nga afërsia.

Shtatë minuta më vonë, Manchester United krijoi një rast ideal përmes Marcus Rashford, por as anglezi nuk ishte i saktë përballë portierit kundërshtar.

Në minutën e 72-të, Gundogan mendoi se ka realizuar het-trikun, mirëpo goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Vetëm pak qaste më vonë, Alesandro Garnacho (72’) nuk ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2, duke goditur jashtë.

Lojtarët e Pep Guardiolas ia dolën të ruajnë këtë epërsi, për të marrë në duar trofeun e FA Cup.

Më 10 qershor, Manchester City do të luajë në Stamboll me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, duke tentuar të kompletojnë tripletën e parë në histori dhe e para nga një klub anglez që nga sezoni 1989/99, kur e kishte fituar Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Kalo në kategori