LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borrell përcaktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri

Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borrell përcaktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në veri të vendit.

Guerot ka thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josepp Borrell kanë përcaktuar qartë “kushtet e një rrugëdaljeje nga kriza në veri të Kosovës”.

Kosova sa më parë të mbajë zgjedhjet në veri, për Serbinë shqetësim për ngritjen e nivelit të gatishmërisë të Forcave të Armatosura – BE me deklaratë
Lexo po ashtu Kosova sa më parë të mbajë zgjedhjet në veri, për Serbinë shqetësim për ngritjen e nivelit të gatishmërisë të Forcave të Armatosura – BE me deklaratë

Ai tutje është shprehur se kjo e ka mbështetjen nga e gjithë BE-ja.


“Deklaratë shumë e qartë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve anëtare. Presidenti Macron, kancelari Scholz dhe përfaqësuesi i BE-së Borrell përcaktuan qartë kushtet e një rrugëdaljeje nga kriza. Mbështetje nga e gjithë BE-ja”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.

Borrell ka deklaruar të shtunën se dhuna në veri mund të ishte shmangur, gjersa i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për de-përshkallëzimin e situatës.

Ai në një deklaratë për media ka kërkuar që Kosova sa më parë të jetë e mundur të mbajë zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, duke thënë se presin që edhe serbët të marrin pjesë, gjersa për Serbinë ka shprehur vetëm shqetësimin për ngritjen e nivelit të gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori