LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy fëmijë në Ferizaj, policia po heton rastin

Zhduken dy fëmijë në Ferizaj, policia po heton rastin
Foto: Ilustrim

Dy fëmijë janë raportuar se kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njoftimin për zhdukjen e dy fëmijëve e ka bërë nëna e tyre.


Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 02.06.2023 rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, në Ferizaj.

“02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/