LAJMI I FUNDIT:

UEFA akuzon Mourinhon për fyerje të gjyqtarit pas finales së Ligës së Evropës

UEFA akuzon Mourinhon për fyerje të gjyqtarit pas finales së Ligës së Evropës

UEFA ka hapur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj trajnerit të Romës, Jose Mourinho, për fyerjen e gjyqtarit Anthony Taylor pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillas.

Një deklaratë nga komiteti disiplinor i UEFA-s sot përshkroi një sërë akuzash kundër të dy klubeve pas një finale të zjarrtë në “Puskas Arena” në Budapest.

Të dy klubet u akuzuan për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve nga tifozëritë e tyre, plus sjellje të pahijshme të ekipit.


Për më tepër, Sevilla u akuzua gjithashtu për pushtim të fushës së lojës, ndërsa Roma u akuzua për akte dëmtimi dhe shqetësime të turmës.

Konkretisht, vetëm Mourinho u akuzua për “gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes”.

Ai u kap nga kamera duke u abuzuar ndaj gjyqtarit Taylor në parkingun e makinave pas ndeshjes.

Kjo lloj sjelljeje, si dhe përmendjet e shumta të gjyqtarëve në intervista dhe në konferencën për shtyp, ndihmuan të krijohej një atmosferë që të nesërmen panë tifozët e Romës të sulmonin Taylorin dhe familjen e tij në aeroportin e Budapestit, duke i shtyrë, tundur dhe bërtitur me një tifoz madje duke hedhur një karrige.

Sipas Sky Sport Italia, dy tifozë janë arrestuar për ato trazira, njëri është liruar dhe tjetri mbetet në paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori