LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i parë në botë që haptazi pranon se është homoseksual – Letonia zgjodhi kreun e ri të vendit

Presidenti i parë në botë që haptazi pranon se është homoseksual – Letonia zgjodhi kreun e ri të vendit

Parlamenti Letonez ka zgjedhur Presidentin e parë në botë që është hapur homoseksual.

Edgars Rinkevics u zgjodh nga legjislatura me 100 vende të Saeima për të shërbyer një mandat katër-vjeçar si kreu i shtetit të tyre. Ai do të inaugurohet më 8 korrik.


Ai ka qenë kryediplomati i vendit që nga viti 2011 dhe ka marrë 52 vota – një më shumë se sa kërkohet.

Rinkevics deklaroi në vitin 2014 se ndihem ‘krenar që jam homoseksual’, raporton metro.co.uk.

Pas votimit, ai shkroi në Twitter se ishte ‘i nderuar dhe i përulur’ nga vendimi i parlamentit dhe u zotua ‘t’i shërbejë mirë popullit të Letonisë’.

Rinkevics, 49 vjeç, shërbeu – midis posteve të tjera – si sekretar shteti në ministrinë e Mbrojtjes dhe punoi si gazetar në Radion Letoneze në vitet 1990.

Si ministër i Jashtëm, ai ka gëzuar popullaritet të lartë në mesin e letonezëve për shkak të qëndrimit të ashpër ndaj Rusisë dhe mbështetjes së palëkundur për Ukrainën që është nën pushtimin e Moskës.

Presidenca e Letonisë është kryesisht një post ceremonial dhe kreu i shtetit vepron kryesisht si një ‘opinionist’ dhe figurë bashkuese në vendin ku pothuajse një e treta e banorëve flasin rusisht.

Presidenti përfaqëson Letoninë jashtë vendit, vepron si komandanti suprem i forcave të armatosura, formalizon projektligjet në ligj, emëron kryeministrin dhe ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori