Dusan Obrenoviq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për sulm ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan, njihet për raporte të afërta me anëtarë të organizatës fashiste të ekstremit të djathtë “Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK”, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe promovon ndjenja anti-perëndimore.
Në vitin 2019, Policia e Kosovës kishte ndaluar tetë anëtarë të organizatës së ekstremit të djathtë ESFK, me arsyetimin se ata kishin planifikuar që gjatë ndeshjes së futbollit të kombëtares së Kosovës kundër Çekisë, ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Shumica nga të ndaluarit ishin shtetas të Republikës së Çekisë, me lidhje të forta me Rusinë.
Dy muaj para ndalimit të shtetasve të Çekisë nga Policia e Kosovës, ata ishin pritur në Mitrovicën e veriut nga Dusan Obrenoviq dhe kanë pozuar para urës kryesore mbi lumin “Ibër”, shkruan KosovaPress.
Në muajin Shtator 2022, dy anëtarëve të kësaj organizate (ESFK), Dimitrije Markovic dhe Nenad Jermic, u është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës për shkak të aktivitetit të tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Njëri nga personat që i është ndaluar hyrja në Kosovë, Dimitrije Markovic, gjithashtu njihet për raporte të afërta me Dusan Obrenovic dhe që të dy janë pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “EFSK”, e cila udhëhiqet nga anëtari i partisë se ekstremit të djathtë gjerman, Maik Muller.
Anëtarët e organizatës së ekstremit të djathtë “ESFK” ishin shpërblyer nga Serbia për aktivitetin e tyre propagandues në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'