LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski takon Scholz dhe Michel: E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër

Kovaçevski takon Scholz dhe Michel: E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe këtu në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Moldavi, përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe hapat e ardhshëm përpara, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Biseduam për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është marrëveshja më e mirë që mund të arrijmë dhe kjo mundësi historike duhet shfrytëzuar”, shkruan Kovaçevski.


Kryeministri njofton se ka pasur një bisedë të këndshme edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“I konfirmuam qëndrimet tona për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Mbështetja e fortë nga partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë, të cilët njohin përparimin e vendit tonë, është e rëndësishme. E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër, qytetarët tanë meritojnë një të ardhme evropiane dhe një standard më të mirë jetese”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Lajme
Kalo në kategori