LAJMI I FUNDIT:

​Komisoni Evropian: Zgjerimi i Ballkanit sa më shpejtë të jetë e mundur

​Komisoni Evropian: Zgjerimi i Ballkanit sa më shpejtë të jetë e mundur

Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, kanë deklaruar të enjten se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, për çka kanë thënë se duhet të punohet sa më shpejt dhe sa më shumë.

Pisonero në një konferencë për media deklaroi se KE është duke dhënë gjithë mbështetjen për vendet partnere, në mënyrë që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën e integrimit.

“Natyrisht, si rregull i përgjithshëm, ne nuk do të komentojmë gjërat e zakonshme. Mendoj se është shumë me vend të kujtojmë se për Bashkimin Evropian në tërësi, dhe kjo përfshin si institucionet ashtu edhe shtetet anëtare. Ballkani Perëndimor është prioritet, dhe zgjerimi i tij është prioritet.”


“Për atë që na përket ne, ne jemi këtu duke sjell të gjithë mbështetjen që mundemi për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën drejt BE-së.., e cila padyshim mbulon një fushë shumë të gjerë, pasi ju e dini shumë mirë gjithçka që është kyçe dhe unë mendoj se konteksti i ri gjeopolitik sot përforcon qartë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë tonë të përbashkët, ndaj mendoj se të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim, më shpejtë dhe sa më shumë”, tha ajo.

Se KE qëndron prapa procesit të zgjerimit e tha edhe Eric Mamer.

“Komisioni qëndron prapa procesit të zgjerimit, qëndron pas përgatitjeve për anëtarësim të vendeve të interesuara, po jep mbështetje, po i mbështet këto vende me të gjitha mundësitë e saj. Mendoj se kjo është demonstruar gjerësisht gjatë muajve dhe viteve të fundit dhe siç e ka theksuar me të drejtë Anna, ky është një proces i cili menaxhohet nga një sërë institucionesh sipas procedurave shumë, shumë specifike, të cilat sigurisht që ne të gjithë i respektojmë”, u shpreh Mamer. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori