Deputeti gjerman, Adis Ahmetovic, i cili është raportues i grupit parlamentar të SPD-së për Ballkanin Perëndimor, i ka quajtur të papërgjegjshme ngjarjet dhe sulmet e ndodhura së fundmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve në veri të Kosovës.
Përmes një deklarate publike të martën, Ahetovic ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.
“Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontingjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence”, thuhet në deklaratën e deputetit gjerman.
Duke vepruar kështu, sipas tij misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri si dhe “nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”.
Ai po ashtu ka thënë se tensionet e ndodhura ditëve të fundit janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve.
“Sulme të tilla të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse duhet të dënohen në termat më të ashpër të mundshëm. Në të njëjtën kohë, ato janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund spirales së dhunës që është përshkallëzuar sërish gjatë vitit të kaluar. Të dyja vendet po kërkojnë anëtarësimin në BE, por pa një marrëveshje themelore kjo do të mbetet e kotë për të dyja”, ka deklaruar tutje Ahmetovic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova