LAJMI I FUNDIT:

​Daçiq përmend Kosovën dhe “destabilizimin e rajonit”

​Daçiq përmend Kosovën dhe “destabilizimin e rajonit”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “veprimet e njëanshme të Kosovës kërcënojnë destabilizimin e rajonit”.

Ai ka kërkuar që ndërkombëtarët të ndërmarrin masa.


“Dëshiroj t’i ftoj edhe një herë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin më seriozisht aktet dhe provokimet e njëanshme që po ndodhin në vitet e fundit, pothuajse çdo ditë në Kosovë, nëse nuk parandalohen, nëse nuk parandalohet kjo praktikë, nëse nuk parandalohen këto akte të njëanshme, një situatë e tillë kërcënon të destabilizojë rajonin. Prandaj administrata e Prishtinës në këtë moment është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ministri serb, i cili përfaqëson shtetin që në vazhdimësi shkel marrëveshjet e arritura, i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar që të sigurojë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të deritanishme.

“Ne i bëjmë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të sigurojë respektimin e të gjitha marrëveshjeve që kemi arritur deri më tani, dhe jo përmes dënimit retorik, Prishtina duhet të heq dorë nga kjo situatë në të cilën ndodhet tani populli serb, dhe Serbia sigurisht që nuk do ta tolerojë këtë. Ju lutemi mbroni popullin serb në Kosovë, ky është obligim dhe përkushtim i juaji bazuar në deklaratat dhe rezolutat e organizatave ndërkombëtare, mos e sillni Serbinë në një situatë të vështirë dhe jo të qetë”, ka thënë ai.

Ambasadori Abbott: Sulmuesit e pjestarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë
Lexo po ashtu Ambasadori Abbott: Sulmuesit e pjestarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori