LAJMI I FUNDIT:

Arsenali e bën prioritet transferimin e Sacha Boey

Arsenali e bën prioritet transferimin e Sacha Boey

Sacha Boey mund të largohet nga Galatasaray pas dy viteve qëndrim në Stamboll.

Mbrojtësi i djathtë francez ka shkëlqyer që prej transferimit te gjiganti turk nga Rennes për shumën e 1,15 milionë eurove.


Në 29 ndeshje zyrtare, anësori francez këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Në fakt Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e tij, me trajnerin Mikel Arteta që e pëlqen shumë anësorin francez.

22-vjeçari ka kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit 2025, por ai është i gatshëm për ta bërë një hap para në karrierën e tij.

Arsenali interesohet për mbrojtësin e djathtë të Galatasarayt, Sacha Boey
Lexo po ashtu Arsenali interesohet për mbrojtësin e djathtë të Galatasarayt, Sacha Boey

The Sun ka raportuar se Topçinjtë kanë kontaktuar tani me drejtuesit e Galatasarayt, të cilët e kanë njoftuar gjigantin anglez se Sacha Boey vlerësohet 25 milionë euro.

Përveç Arsenalit në garë për të janë edhe Monaco, RB Leipzig, Milan dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/