LAJMI I FUNDIT:

Erdogan dënoi arrestimin e gazetarëve turq në Gjermani: Shkelje e lirisë së medias

Erdogan dënoi arrestimin e gazetarëve turq në Gjermani: Shkelje e lirisë së medias

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dënoi arrestimin e gazetarëve turq në Gjermani.

Lideri turk ka deklaruar se në këtë formë gjermanët po cenojnë lirinë e medias.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme që forcat gjermane të sigurisë arrestuan gazetarë turq për shkak të fjalëve të një anëtari të arratisur të FETO-s. Ajo që u bë në Gjermani është shkelje e lirisë së medias”, tha ai në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.


Erdoganin e zë gjumi në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv
Lexo po ashtu Erdoganin e zë gjumi në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv

Pas një ankese të anëtarëve të FETO-s, Cevheri Guven dhe Ercan Karakoyun, forcat gjermane të sigurisë bastisën shtëpitë e shefit të Sabah për Gjermani, Ismail Erel dhe redaktorit evropian, Cemil Albay herët në mëngjes dhe i arrestuan të dy.

Raportohet se të dy gazetarët u lanë të lirë pak orë më vonë, raporton abc.

Policia kontrolloi gjithashtu zyrat e Sabah në Frankfurt dhe sekuestroi kompjuterët dhe celularët e Erel dhe Albay. /Telegrafi/