LAJMI I FUNDIT:

Pronari e kapi qenin duke gërhitur me zë të lartë

Pronari e kapi qenin duke gërhitur me zë të lartë

Ashtu si njerëzit, edhe qentë mund të nxjerrin tinguj të ndryshëm gjatë gjumit, mund të shihen duke lehur, rrënqethur, madje edhe duke vrapuar dhe sigurisht që ka zërin më të bezdisshëm, gërhitjen.

Tek disa qen gërhitja është një dukuri e shpeshtë, disa e bëjnë kur janë shumë të lodhur, për disa lidhet me deformime në sistemin e frymëmarrjes, disa qen gërhijnë qetësisht, e disa me zë të lartë. Si, të themi, ky retriever.

Gjegjësisht, pronarja e retrieverit Goldie e kapi një herë kafshën e saj në një pozitë paksa të sikletshme gjumi në të cilën qeni gërhiste shumë fort.


Ajo regjistroi gjithçka me celularin e saj dhe e postoi në TikTok, dhe videoja u bë virale dhe mblodhi më shumë se një milion shikime.

“Ajo gërhit sikur ka punuar nga 9:00 deri 17:00”, ka shkruar pronari në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

@daisythegoldiee It’s hard work being cute ? #dogsofttiktok #puppiesoftiktok #petsoftiktok #puppy #dogs #animals ♬ original sound – Daisy & Maple