Peshqit e artë janë normalisht mjaftueshëm të mëdhenj për të jetuar në një enë në shtëpitë e njerëzve.

Reklama

Megjithatë, peshkatari Andy Hackett arriti të kapte një version shumë më të madh gjatë pushimeve të tij në Francë, transmeton Telegrafi.

Hackett, 42-vjeçar e kapi një nga peshqit e artë më të mëdhenj në botë që peshonte më shumë se 30 kilogram.

Peshku, i njohur si Karrota pas ngjyrës së tij portokalli, u zu në liqenet Bluewater në qytetin Champagne të Francës.

Siç bëhet e ditur, peshku u hodh në liqen 20 vjet më parë dhe që atëherë ka rezultuar të jetë një ‘klient i rrëshqitshëm’.

Reklama

Hackett, nga Kidderminster në Worceshtershire i shpenzoi 25 minuta për ta sjellë peshkun në sipërfaqe.

Peshku është një specie hibride dhe mendohet të jetë i dyti më i madh i llojit të saj të kapur ndonjëherë.

Reklama

“Gjithmonë e dija që Karrota ishte aty, por nuk e kisha menduar kurrë se do ta kapja”, tha 42-vjeçari.

“E dija se ishte një peshk i madh kur më mori karremin. Pastaj doli në sipërfaqe 30 ose 40 metra jashtë dhe pashë se ishte portokalli”. /Telegrafi/