LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.


“Gjakovë 23.05.2023 – 04:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari i panjohur. Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/