LAJMI I FUNDIT:

Policia e Ferizajt shqipton 16 gjoba kundërvajtësve për motoçikleta

Policia e Ferizajt shqipton 16 gjoba kundërvajtësve për motoçikleta

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të parregullsive të dokumenteve ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtësve.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ky aksion u ndërmarr në vazhdën e shumë aktiviteteve që policia ka zhvilluar të martën duke zbatuar planin operativ “Skuteri”.

Në njoftim thuhet se tetë gjoba janë shqiptuar ndaj atyre që kanë drejtuar motoçikletën pa regjistrim, dy të tjerë pa patentë shofer, dy pa helmet dhe katër motoçikleta janë konfiskuar.


Ndërkaq, nga policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj bëhet e ditur se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

“Apelojmë tek motoçiklistët që t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori