LAJMI I FUNDIT:

E ëma raporton të bijën 16-vjeçe në polici në Cleveland, gjeti të vdekura në koshin e plehrave foshnjat e saj të porsalindura

E ëma raporton të bijën 16-vjeçe në polici në Cleveland, gjeti të vdekura në koshin e plehrave foshnjat e saj të porsalindura

Policia ka arrestuar një adoleshente 16-vjeçare nga Cleveland, SHBA, pasi dy foshnja të porsalindura u gjetën të vdekura në një kosh plehrash jashtë shtëpisë së saj.

Vajza e paidentifikuar do të paraqitet në gjykatë dhe përballet me nëntë akuza, duke përfshirë vrasjen, rrezikimin e fëmijëve, ndërhyrjen e provave dhe abuzimin e rëndë të një kufome, transmeton Telegrafi.

Arrestimi erdhi pasi nëna e adoleshentes së arrestuar telefonoi policinë e Cleveland, për të raportuar se vajza e saj kishte lindur së fundmi dhe i kishte hedhur foshnjat në plehra.


Sipas njoftimit të policisë, ajo ka pohuar se nuk e dinte që vajza e saj ishte shtatzënë dhe se i kishte gjetur foshnjat kur hapi koshin.

Banorët në rrugën Ludlow në East Cleveland i thanë mediave lokale se mund të dëgjonin foshnjat duke qarë gjatë mbrëmjes së 18 majit, kur dyshohet se lindën binjakët.

Nicole Shefton jeton pranë të dyshuarës adoleshente dhe thotë se dëgjoi një fëmijë duke qarë rreth orës 17:30, por mendoi se zëri vinte nga brenda shtëpisë.

“E qara dëgjohej, por nuk na shkonte mendja se foshnjat ishin në kosh. Menduam se vinte nga shtëpia. Do të doja që ajo t’i kishte vënë ato në verandën time, por ne nuk e dimë historinë e saj. Nuk e dimë nëse e kapi paniku. Nuk dimë asgjë dhe nuk mund të supozojmë se i hodhi sepse nuk i donte”, shtoi Shefton.

Policia e ka gjetur të dyshuarën, një vajzë adoleshente duke u trajtuar në spital.

Mike Norman i Departamentit të Zjarrfikësve të Cleveland-it donte të paralajmëronte banorët e Cleveland-it se sipas ligjit të shtetit, ata kanë mënyra ligjore për të hequr dorë nga të porsalindurit nëse mendojnë se nuk mund t’i rrisin ata.

“Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit në ditët më të këqija të jetës së tyre. Jemi të trajnuar për të pranuar foshnjën dhe për të organizuar transportin në objektin e kujdesit shëndetësor për nënën”, tha Norman për VKIC.

Sipas ligjit të Ohios, nëse prindërit mendojnë se nuk janë në gjendje të kujdesen për një të porsalindur, ata mund ta lënë atë në një strehë të sigurt lokale, pa ndëshkim, për sa kohë që kjo të bëhet brenda 30 ditëve nga lindja e fëmijës.

Shkaku dhe mënyra e vdekjes së foshnjave nuk janë bërë të ditura, por janë kryer autopsitë. Policia nuk e bëri të ditur emrin e nënës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Kalo në kategori