Në seancën e sotme gjyqësore kundër katër ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i gjashtë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se prej frikës nga forcat serbe kishin bërë roje fshati.
Këtë ai e tha pas pyetjeve që mbrojtësi i Rexhep Selimit, Eric Tullyi bëri karshi dëshmitarit të gjashtë.
Mbrojtja e Selimit e ka ballafaquar dëshmitarin e gjashtë të ZPS-së, me disa pjesë të intervistës së tij që e kishte dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në vitin 2019.
Dëshmitari me kodin 4355, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se kryesia e fshatit në një mbledhje, kishte vendosur që të bëhej roje në fshat.
Avokati: Ti për ZPS thua në një rast personi 3, bëri një mbledhje në fshat me dal natën me ruajt, personi 3 ka bërë roje me disa të rinj, me disa djem, fshati ka mbajtur mbledhje për të dal me bë roje natën”, pyetje kanë qenë civilët e fshatit ata që kanë bërë roje dhe përgjigja juaj është po”. A të kujtohet që ia ke thënë Prokurorisë në intervistën në vitin 2019
Dëshmitari: Po
Avokati: A mund të na thuash se kur ka ndodhur ky incident
Dëshmitari: Incident nuk u kanë ky
Avokati: Ose këto ngjarje kur janë bërë këto rojet e natës
Dëshmitari: Nga fundi i 98-së, kryesia e fshatit e ka bërë mbledhjen që disa me dal natën me bë roje në fshat
Avokati: A mund të na thuash përafërsisht se në çfarë muaji ka ndodhur kjo gjë
Dëshmitari: 98’ën gusht-shtator aty pari ndoshta
Në pyetjen e mbrojtjes së Selimit se për të bërë roje a paguheshin apo ishte punë vullnetare, dëshmitari u shpreh se ishte punë vullnetare pa pagesë.
Avokati: Të bëje roje nuk paguheshe apo jo nuk ishte punë me pagesë ishte punë vullnetare
Dëshmitari: Vullnetare pa pagesë u kanë
Avokati: Askënd nuk e detyronin që të bënte roje nate, nuk është që të detyronte kush që të bënte roj
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Avokati: Për çfarë ruanin fshatarët fshatin, nga kush e ruanin fshatin fshatarët
Dëshmitari: Fshatin e ruanim nga forcat serbe kishim frikë mos po hynë edhe me dhënë një alarm që ka diçka
Ndërsa, në pyetjen e mbrojtjes se a ishte e zakonshme kjo praktikë e rojës së fshatit edhe në fshatrat tjera, kjo përgjigje u redaktua nga Specialja.
Një pjesë e dëshmisë së këtij dëshmitari të radhës së ZPS-së, ka qenë e mbyllur për publikun.
Qysh në nisje të seancës së sotme, prokurori i ZPS-së, i cili po parashtronte pyetje për dëshmitarin e 6-të, Mattheë Holling kërkoi të kalohet në seancë private me qëllim që të mbrohet dëshmitari.
Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së, ka nisur dhënien e dëshmisë së tij nga pasditja e djeshme. Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë u dëgjuar kryesisht në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e dëshmitarit.
Ndërsa, po në seancën e djeshme gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve, dëshminë e tij e përfundoi edhe dëshmitari i pestë i ZPS-së.
Katër dëshmitarët e parë në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, dhanë dëshminë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.
Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!