LAJMI I FUNDIT:

“E ka rreh me kabëll, me thikë, me çelësa” – flet nëna e viktimës nga Mitrovica që u vra nga ish-burri në Gjermani

“E ka rreh me kabëll, me thikë, me çelësa” – flet nëna e viktimës nga Mitrovica që u vra nga ish-burri në Gjermani

Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje kosovare në Gjermani.

Atje, burri B.A ka vrarë gruan e tij, J.BB, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net ka folur sot nëna e viktimës. Ajo ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë dorasi, vajzës së saj.


“… Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë, po nuk e përdor dhunë në që e përdor Besmir Ademi.  Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirr me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo për lajmi.net.

Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga dorasi, me intervenim të shtetit gjerman.

“Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave”, tha tutje ajo.

Madje tregon se si viktima, për një kohë të gjatë ishte torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga burri i saj.

“Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo ndahet prej meje. Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fyt, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori