LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit afrikanë do të zhvillojnë bisedime paqeje me Ukrainën dhe Rusinë

Udhëheqësit afrikanë do të zhvillojnë bisedime paqeje me Ukrainën dhe Rusinë

Një delegacion prej gjashtë liderësh afrikanë do të zhvillojë bisedime me Kievin dhe Moskën, që shpresohet të “fillojë një proces paqeje”, sipas një ndërmjetësi që ndihmoi ndërmjetësimin e bisedimeve.

Jean-Yves Ollivier i tha Associated Press se liderët afrikanë do të diskutojnë gjithashtu çështjen delikate se si një Rusi e sanksionuar rëndë mund të paguhet për eksportet e plehrave që Afrikës i duhen dëshpërimisht, përcjell Telegrafi.

Negociatori ndërkombëtar, i cili ka punuar për gjashtë muaj për t’i realizuar bisedimet, tha se ata do të diskutojnë gjithashtu çështjen lidhur me lehtësimin e kalimit të më shumë dërgesave të grurit jashtë Ukrainës dhe mundësinë e shkëmbimeve të më shumë të burgosurve.


Ai tha se bisedimet ka të ngjarë të fillojnë muajin e ardhshëm.

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord të dy të presin delegacionin e presidentëve nga Afrika e Jugut, Senegali, Egjipti, Republika e Kongos, Uganda dhe Zambia.

Bisedimet kanë gjithashtu miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Afrikan dhe Kinës, shtoi Ollivier. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori