Pas një viti e gjysmë qeverisje të OBRM-PDUKM-së së paaftë, kryetarit dinak Hristijan Mickoski dhe Danela Arsovskas, Shkupi është në kaos – akuzojnë nga LSDM-ja e Kovaçevskit.
Nga kjo parti thonë se drejtuesit aktualë të komunës janë të paaftë dhe po bëjnë keqmenaxhim me Qytetin e Shkupit.
“Shkupit po i ndodh një katastrofë, trafiku është në kolaps, qyteti ka llogari të bllokuar dhe është në prag të falimentimit edhe pse ka një buxhet vjetor prej 100 milionë eurosh dhe nga qeverisja e kaluar kanë trashëguar plus 13 milionë euro. VMRO-DPMNE dhe Arsovska shpenzuan mbi njëqind milionë euro para publike dhe nuk u realizua asnjë projekt kapitalm ndërsa qyteti dhe ndërmarrjet publike po mbyten në borxhe. Falimentimi i qytetit do të thotë kolaps i plotë i ndërmarrjeve publike, shembje e plotë e administratës së qytetit”, thonë nga LSDM.
Transporti publik në Shkup, sipas LSDM-së, është në kaos prej muajsh pasi 250 autobusët e premtuar nuk janë askund, nuk ka transport publik falas, transporti i rregullt është reduktuar seriozisht. Ata akuzojnë se Arsovska po e injoron problemin me urën “Bellasica” që u dogj para disa ditëve.
“Arsovska anuloi dhe ndërpreu projektet për përmirësimin dhe avancimin e komunikacionit në qytet, si BRT, ura në bulevardin ASNOM, kryqëzimi në Momin Potok dhe hapja në rrugën Jeseninova, po zhvillohen ngadalë dhe me vonesa. Shkupi dhe qytetarët e tij nuk e meritojnë një pushtet kaq të kotë dhe të paaftë të qytetit”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.
Në vend të projekteve dhe zgjidhjeve, sipas LSDM-së, në Shkup ka anulime të projekteve të nisura, partizim, zënka për tenderë e komisione, shpenzime të kota të fondeve buxhetore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri