LAJMI I FUNDIT:

Peja, kampione e Kosovës

Peja, kampione e Kosovës

Peja është kampione e Kosovës. Në një super finale shumë interesante dhe dramatike, verdhezinjtë kanë mundur Trepçën 91:93 (17:21, 17:15, 24:22, 19:19, 14:16), në njërën nga finalet më interesante pasluftës në basketbollin e Kosovës.

Vendasit të përkrahur nga palestra e stërmbushur me tifozë, e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 8:2, por mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt për 11:12, ndërsa deri në fund të çerekut të parë u zhvillua lojë e barabartë, por përfundoi me epërsinë e pejanëve 17:21.


Lojë pothuajse e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku pjesa e parë përfundoi 34:36.

Pejanët e filluan pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë, me epërsi prej tetë pikësh, 41:48, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe deri në fund të kësaj pjese barazuan rezultatin në 58:58.

Në çerekun e fundit u zhvillua lojë për infarkt. Herë kalonte njëra skuadër në epërsi e herë tjetra, ndërsa Joseph i Pejës shënoi shtatë pikë në fund, duke kaluar në epërsi 75:77, por në sekondat e fundit, Amin Hot shënoi dhe ndeshja shkoi në vazhdime 77:77.

Edhe në vazhdime u zhvillua lojë tepër interesante dhe dramatike, ndërsa përfundoi 91:93, me dy pikë në fund nga Brad Waldow.

Jalen Tate është zgjedhur MVP i finaleve, ndërsa medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala.

Fetahu ka dorëzuar edhe trofeun e titullit për kapitenin e Pejës, Arti Hajdari.

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori