LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, dyshohen për disa vjedhje të rënda në Malishevë

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, dyshohen për disa vjedhje të rënda në Malishevë

Policia e Kosovës ka publikuar të enjten fotografinë e dy personave të dyshuar dhe ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit dyshohen për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë.


“Nga Stacioni Policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve”, ka bërë të ditur policia.

“Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ndaj, policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) apo 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori