LAJMI I FUNDIT:

Periudha e zhgënjimit të Scarlett Johansson: Doja ta braktisja karrierën

Periudha e zhgënjimit të Scarlett Johansson: Doja ta braktisja karrierën
(Foto: Getty Images)

Aktorja e famshme hollivudiane, Scarlett Johansson ka zbuluar së fundmi se e kishte rishikuar karrierën e saj të aktrimit, pasi humbi dy role të mëdha.

Gjegjësisht, 38-vjeçarja ka deklaruar në një intervistë për Variety se ishte dekurajuar pasi u refuzua për një rol në filmin e Marvelit, “Iron Man 2” nga viti 2010 dhe më vonë në filmin fantastiko-shkencor “Gravity” në vitin 2013.


Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës
Lexo po ashtu Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës

Fillimisht, roli në filmin “Iron Man 2” iu dha aktores Emily Blunt, por ajo u largua shpejt për shkak të konfliktit të orareve, kështu që Johansson ishte zgjedhja e dytë. Derisa rolin kryesor në “Gravity” e luajti Sandra Bullock.

Johansson i bashkohet thirrjes për të braktisur Golden Globes, pas akuzave për racizëm dhe seksizëm
Lexo po ashtu Johansson i bashkohet thirrjes për të braktisur Golden Globes, pas akuzave për racizëm dhe seksizëm

“E doja shumë rolin. Ishte pika e fundit. Isha e zhgënjyer dhe e frustruar. Mendova se nuk po e bëja mirë punën time”, ka deklaruar Scarlett në lidhje me filmin “Gravity”.

Përveç kësaj, ajo u dekurajua nga rolet që i ishin ofruar gjatë asaj periudhe. Edhe pse më parë kishte nominim për Golden Globe për aktoren më të mirë në filmin “Lost in Translation” dhe çmime të tjera të shumta, ajo pohon se shumë regjisorë nuk e konsideronin si aktore serioze, por vetëm si një seks simbol. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori