Bastisjet e kryera sot nga Policia e Kosovës në pronat e ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Partia Socialdemokrate (PSD) i ka konsideruar përndjekje politike.
Ish-anëtari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj, i cili është pjesë e PSD-së, gjatë një konferencë për media ka folur lidhur me bastisjet që kanë zhvilluar hetuesit në banesën e tij dhe të prindërve të tij.
Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Kanë hyrë dhe kanë bastisur gjithë banesën. Kanë kërkuar nuk e di çfarë kanë kërkuar dhe krejt çka kanë gjetur është se i kanë marr dy kompjuter të nënës dhe babës që janë të asaj banese dhe më kanë sekuestruar telefonin tim personal. I kam ftuar në banesën time dhe në prani të gruas dhe fëmijëve e kanë bastisur gjithë banesën, dhe nuk kanë marr asgjë. Përgjatë kohës sa kanë qenë duke bastisur kam kuptuar se ministri i Punëve të Brendshme pa përfunduar aksioni ka folur për rezultatet e një aksioni, pjesë qartazi ishim edhe ne. Kur e pash që tash isha i hapur se aty flitej edhe për fajde, flitej edhe për mashtrimin për kartela e rastin ku jemi përfshirë, jo tash, po tash e dy vite që jemi nën hetim dhe nuk më arrestuan por realisht më morën telefonin që unë kam pas me ia dërgua vetë në Polici”, u shpreh ai.
Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Kukaj këtë bastisje e ka quajtur si përndjekje të pastër politike nga Policia e Kosovës.
“Nga mënyra se si u paraqit rasti në medie i ndërlidhur me persona të përfshirë në vepra penale të fajdes dhe kartela bankare, dhe të cilët të gjithë përfunduan të arrestuar. Unë nuk kam se si ta shoh ndryshe se sa si një përndjekje e pastër politike nga Policia e Kosovës, ku ministri i Punëve të Brendshme pa përfunduar aksioni dhe për prova që kam pas gatishmërinë me ia dorëzua vetë del dhe thotë ka qenë i suksesshëm. Çka ka qenë i suksesshëm? Ne tash e dy vite nëpër faza të ndryshme jemi ftuar nga Policia dhe krejt çka kemi pas i kemi ofruar krejt të dhënat që i kemi pas.
Ia kemi dhënë, kam qenë disa herë si dëshmitarë, e disa herë si i dyshuar…Një projekt i cili unë e sfidoj jo vetëm ju gazetar, por çdo pjesëtarë të opinionit publik se nëse gjejnë një projekt më të dobishëm publik sesa ai, mbase do të tërhiqem edhe nga politika. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve tona, jam i bindur në dobishmërinë që ia kem sjell asaj ndërmarrje publike nga ai projekt dhe tashmë jam i bindur se ne jemi bërë cak i një përndjekje të organizuar politike ndaj të cilës ne tash e tutje do t’i kundërpërgjigjemi me veprime konkrete”, u shpreh ai.
Ai, ka thënë se prapa institucioneve ekziston një grup para politik me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që po mundohen t’i inkriminojnë anëtarët e PSD-së.
“Unë jam i bindur që prapa këtyre institucioneve ekziston një grup para politik me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që në një mënyrë ose tjetër në secilin institucion, në secilin pore institucionale që kanë shtri ndikimin mundohen që të na inkriminojnë neve dhe për këtë jam e bindur se e bëjnë për shkak të aktivitetit tonë opozitar”, tha ai.
Kukaj ka thënë se do tu përgjigjen me padi të gjithë atyre që po shpifin karshi tyre.
“Ndaj të gjithë atyre që kanë marr autorizim në deklarime publike duke shpifur kundrejt nesh po sa të përfundoj ky proces do t’i përgjigjem me padi mbase do të iniciojmë edhe kallëzim penal për t’i sfiduar këto institucione se kush njëmend qëndron prapa kësaj, a kanë këto institucione guxim me intervistua Albin Kurtin, e krejt qata deputet që shkojnë atje e krejt strukturat e LVV-së që janë marr me këtë rast”, theksoi ai.
Edhe, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj këtë aksion të bastisjes e cilëson përndjekje politike për çka ka thënë se vendimet e gjykatave janë dëshmi për këtë.
“Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike, dhe për këtë do të ofrojmë dëshmi. Tani disa vendime të gjykatave e disa pretendime politike. A nuk erdhën në pushtet këta për të përndjekur dhe vënë drejtësi ndaj krimeve të mëdha ekonomike? A nuk erdhën në pushtet për të përndjekur regjimin e vjetër? A nuk erdhën në pushtet për të përndjekur hajnat dhe kriminelët që kanë bërë milionat? Dhe si është e mundshme se në këtë krejt ofensivë të tyre po drejtohen nga PSD…Në vend që me i luftua ata që po bëjnë krim, po i luftojnë ata që po bëjnë opozitë. Jo, rastësisht qytetarët e Kosovës na thonë se ne jemi opozita e vetme, ata nuk e kishin problem hajnin e kemi parë se si vepronin për hajnat e vetë, ata e kishin problem ata që kanë kredibilitet moral me i kundërshtuar”, tha Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se në lokacionet e bastisura janë vendosur kundërligjshëm masat e përgjimit, ndërsa ftoi në debat publik kryeministrin, por edhe bashkësinë ndërkombëtare ta shikojnë këtë rast.
“Në këtë bastisje që është bërë kinse me marr dokumente janë vendosur masa për përgjim kundërligjshëm se masat për përgjim mund të vendosen, por nuk mund të thonë se po vijmë për të bastisur e me t’i vendos masat. Prandaj, do të shihet se ka qenë veprim kriminal jashtë ligjor….Ftojmë nga kryeministri e deri tek këta policisë e krimeve ekonomik me i ftuar në debat publik.. dhe secili prej neve me e bë debatin publik a po doni që drejtësinë me e bë në publik ejani ne jemi të gatshëm. Ikja nga debati publik pas sulmit publik është fajësi nga ana e tyre. Dhe e dyta ftoj bashkësinë ndërkombëtare ambasadat dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë me shikua këtë rast sepse është përndjekje ndaj PSD-së”, theksoi ai.
Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në 12 lokacione Policia e Kosovës ka kryer bastisje nën dyshimin për mashtrim në Ndërmarrjen Publike Banesore, lidhur me një kontratë për ndërtimin e katër objekteve afariste e banesore në vlerë prej mbi 120 milionë eurosh.
Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, janë kryer kontrolle në pronat e të dyshuarve: H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B..
Ata dyshohet se në cilësinë e personave zyrtarë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!