LAJMI I FUNDIT:

Laboratori i Toksikologjisë në IML, DAK: Pas aplikimit kanë tërhequr kërkesën për akreditim

Laboratori i Toksikologjisë në IML, DAK: Pas aplikimit kanë tërhequr kërkesën për akreditim

Pasi u konfirmua nga ushtruesi i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti se është pezulluar procesi i akreditimit të laboratorit të Toksikologjisë, për shkak të situatës së krijuar pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) thonë se ky laborator pas aplikimit për akreditim ka bërë kërkesë për anulim të aplikimit.

Në një përgjigje dërguar Telegrafit, nga DAK kanë bërë të ditur se nuk e kanë akredituar Laboratorin e Toksikologjisë, kjo pasi “ky laborator pas aplikimit për akreditim ka bërë kërkesë për anulim të aplikimit”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) nuk e ka akredituar Laboratorin e Toksikologjisë. Arsyeja e mos akreditimit të këtij laboratori është se ky laborator pas aplikimit për akreditim ka bërë kërkesë për anulim të aplikimit”, thonë për Telegrafin nga DAK.


Po ashtu, në përgjigjen dërguar Telegrafin thuhet se “nëse në të ardhmen ky laborator bën kërkesë për të vazhduar me proces të akreditimit,  DAK do të vazhdojë me hapat e mëtutjeshëm të prezantuar në Procedurën e Akreditimit DAK-PT-01”.

Laboratori i toksikologjisë në IML që 17 vjet pa akreditim, Haliti: Jemi në përgatitje të procesit për të vazhduar në qershor
Lexo po ashtu Laboratori i toksikologjisë në IML që 17 vjet pa akreditim, Haliti: Jemi në përgatitje të procesit për të vazhduar në qershor

Ndryshe, laboratori i toksikologjisë i cili është brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) funksionin që nga viti 2006, në të cilën kryhen analiza kuantitative dhe kualitative të alkoolit. Ndërsa, analizat kuantitative të substancave narkotike dhe medikamenteve mjekësore nuk kryhen në këtë laborator për rastet e autopsisë në këtë institut.

Analizat e kryera në laboratorin e toksikologjisë janë të një rëndësie të veçantë, pasi shërbejnë si dëshmi për rastet e ndryshme të veprave penale në procese gjyqësore.

Telegrafi do t’ju mbaj të informuar rreth të gjitha zhvillimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori