LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj thotë se liberalizimi i vizave erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit

Rexhaj thotë se liberalizimi i vizave erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit

“Liberalizimi i vizave, realisht ndodhi nga Marrëveshja e Ohrit”, vlerësoi kështu, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ai tha se kryeministri Kurti i ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare.


“Liberalizimi i vizave realisht ndodhi nga Marrëveshja e Ohrit. Pra, mendoj që është çështje e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje i përmban pikat për të cilat është nënshkruar. Ne nuk mund ta krijojmë një Republikë Srpska në Kosovë dhe as që do ta bëjmë. Kurti i ka hapur Kosovës rrugë për anëtarësim në mekanizma e Organizata Ndërkombëtare”, deklaroi Rexhaj në Tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së Asociacionit, Rexha thotë se nuk kanë marrë ende ndonjë konfirmim nga Gjykata Kushtetuese, se Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë përsëri rreth kësaj teme, përcjell teve1.info.

“Akuza është kështu “e keni mbajtur peng Kosovën shkaku i Asociacionit” dhe tash po del që Asociacionin mund ta krijojë Qeveria. Ndërsa, unë po them që nuk e kemi mbajtur peng Kosovën, përkundrazi, ne e kemi ndalur një marrëveshje komplet të dëmshme, e që i kish tundur themelet e Republikës së Kosovës. Tani jemi duke folur zero me zero për Asociacionin. Ne nuk kemi ndonjë vendim nga Gjykata Kushtetuese për të diskutuar palët, nuk ka kompetenca ekzekutive”, theksoi ai.

Njëherit, Rexhaj thotë se në qoftë se Kosova do e krijonte një Asociacion me vullnet të lirë të institucioneve, Serbia përsëri do e kërkonte një tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori