Qeveria miratoi 10 rekomandime për punë dhe sjellje nëpër shkolla me qëllim të parandalimit të dhunës nëpër shkolla.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp, prezantoi rekomandimet e Qeverisë dhe ka kërkuar nga palët e implikuara që t`i respektojnë me qëllim që në këtë periudhë të ndjeshme të reagohet me kujdes në drejtim të ngritjes së sigurisë nëpër shkolla.
1.U rekomandohet administruesve lokal që në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale për punë sociale të formojnë ekipe të ekspertëve ku në fokus të punës do të jenë bisedat veç e veç me çdo nxënës të shkollave;
2.Këshilli Shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve të dorëzojë informacione për punë dhe sa këshilla komunale për parandalim janë përfshirë, kurse në periudhën e ardhshme të përforcojë komunikimin me MASH-in në drejtim të aktiviteteve të ndërmarra për ndërtimin e klimës së besimit dhe mirëqenues nëpër shkolla. Në aktivitetet e këshillave komunale për preventivë të parashihet kyçja e UNSHM-së;
3.U rekomandohet shkollave të mesme dhe fillore që të mbajnë takime me prindërit me temën e përmirësimit të proceseve, organizimin e sigurisë dhe situatës nëpër shkolla dhe përreth tyre. Në takim duhet të hapen tema dhe diskutime nëse janë të nevojshme uniformat shkollore si kodekse të veshjes. Prindërit të njihen me kodin etik të mësimdhënësve dhe të mendohet për rregullat e veshjes për kuadrin mësimdhënës dhe shërbimet e ekspertëve;
4.Në situata krize, që negativisht mund të ndikojnë në sjelljen e nxënësve, duhet që menaxhmenti, mësimdhënësit dhe ekspertët të përgjigjen në mënyrë adekuate, të bisedojnë, të ndikojnë në situatën mentale të të rinjve dhe të mundësojnë qetësimin e pasigurisë dhe të mbahen ndjenja e sigurisë nëpër shkolla;
5.Çdo shkollë duhet të bëjë protokollin për mënyrën e përdorimit të celularëve për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë orëve mësimore. Heqja e celularëve gjatë mësimit do të nxisë diskutim më të madh dhe këmbim të ideve;
6.MASH dhe BZHA do të përgatisin lista të resurseve për për të cilazt do të bisedohet në orë kujdestarie, kurse do të shërbejë për progresin e mirëqenies së nxënësve, si p.sh, doracak për aftësi jetësore, programe për ndihmë psiko-sociale dhe mbështetje për progresin e mirëqenies dhe shëndetit mental të fëmijëve dhe të rinjve në arsim dhe institucionet e akomodimit;
7.U rekomandohet komunave dhe Qytetit të Shkupit që në programin e ri vjetor për punë nëpër shkolla të zhvillohen programe promovime dhe mbrojtje të nxënësve nga dhuna;
8.Drejtorët e shkollave të sigurojnë kushte të vazhdueshme dhe të papengueshme për shërbimet profesionale që të funksionojnë në klimë shkollore dhe të kujdesen për shëndetin mental të nxënësve;
9.Çdo shkollë duhet të sigurojë hapësira për bashkëpunëtorë profesional të hapur për nxënësit dhe nëse kanë nevojë të caktojnë takime kokë më kokë me psikologun e tyre shkollor;
10.MASH bashkë me bashkëpunëtorët profesional nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues të UNSHM-së, profesorë universitar, BZHA-në dhe Inspektoratin e Arsimit, do të formojnë grup pune që duhet të krijojë protokolle për punë dhe sigurimin e mbështetjes për shëndetin psiko-social dhe mental të nxënësve.
Rekomandimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Ministri Shaqiri, ka theksuar se rekomandimet do t`i dorëzojë nëpër të gjitha shkollat dhe bëri thirrje që të respektohen parandalohet dhuna nëpër shkolla.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit