Kompania “VisaMetric”, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.
Avokati përfaqësues i “VisaMetric”, Fisnik Salihu ka konfirmuar për Telegrafin se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, dhe se më qytetarët nuk do të paguajnë këtë shumë për marrjen e pasaportës në shtëpi.
“Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Visametric Sh.P.K., (“Visametric”) ju njoftojmë se ne sot kemi pranuar Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale lidhur me Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale mbi caktimin e masës së sigurisë ndaj kompanisë Visametric. Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, konfirmoi ai për Telegrafin.
Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë.
Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Këtë punë e kam nisur personalisht si avokat, tu e pa që janë tu shkel të drejtat e konsumatorëve, tash presim edhe pjesën e dytë të gjykatës që është padia kolektive, që unë do ta përfaqësoj grupin e qytetarëve të dëmtuar”, u shpreh ai.
VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimeve i autorizuar nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian