LAJMI I FUNDIT:

Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez

Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar së do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri malazez, Jakov Millatoviq, e cila do të mbahet të shtunën në Podgoricë.

Osmani ka thënë se do të jetë e pranishme të shtunën në inaugurimin e presidentit Millatoviq, së bashku me presidentët e tjerë të rajonit.

“Në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri të Malit të Zi janë ftuar pastaj për ceremoninë e inaugurimit të gjithë presidentët e rajonit. Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumica dërrmuese prej tyre, përfshirë edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe natyrisht si presidente e Republikës së Kosovës e kam bërë konfirmimin në emër të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.


Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas zgjedhjeve për televizionin “Nova” tha se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme – bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare – nuk do të ndryshojë.

Ekonomisti 36-vjeçar, i arsimuar në Perëndim, fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë në Mal të Zi përballë presidentit në largim Milo Gjukanoviq.

Kandidatura e Millatoviq ishte parë me shumë dyshim në Prishtinë pasi ai u mbështet nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, me kryeministrin Albin Kurti që ishte deklaruar publikisht para zgjedhjeve se humbja e Gjukanoviqit do të çonte kombin malazez drejt shuarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori