Korrespondenti i Sky News, Alex Rossi ka arritur të futet thellë në qytetin ukrainas Bakhmut në lindje të vendit, atje ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë.
Gjatë rrugëtimit të tij drejt këtij qyteti, ai ishte i shoqëruar nga ushtarët ukrainas dhe vazhdimisht dëgjoheshin predhat dhe plumbat e kalibrit të ndryshëm që shkrepeshin, transmeton Telegrafi.
Ai madje u fut në zyrat e shtabit nga ku ndoqi pamjet e dronit, që tregonin shkallën e shkatërrimit të këtij qyteti që prej më shumë se dhjetë muaj, rusët po tentojnë ta marrin nën kontroll.
Në storien e Rossi, shihen edhe shumë kufoma siç pretendojnë edhe ushtarët ukrainas, ndërsa Kievi është i bindur se do të arrijnë të zmbrapsin rusët dhe të rikthejnë kontrollin mbi qytetin.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës, rreth 10 kilometra katrorë, ukrainasit kanë arritur të çlirojnë gjatë javës së kaluar.
E kundërofensiva e paralajmëruar e ukrainasve ka filluar të jap efektet e para, pasi kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i përkdheluri i Putinit, tha se po u mungon municioni dhe se nëse kështu vazhdon do të tërhiqen nga Bakhmuti.
Gjithashtu tha se në këtë qytet kanë humbur jetën dhjetëra mijëra ushtarë rusë, përfshirë pjesëtarë të grupit të tij mercenar Wagner, që ndryshe njihet si ushtria private e Putinit. /Telegrafi/
Sky News correspondent @alexrossiSKY reports from Bakhmut where he finds Ukrainian optimism and signs of Russian disarray as the fight for Ukraine's eastern city rages
Read more: https://t.co/oQmJhFVLDx pic.twitter.com/2298Iq9Z4Y
— Sky News (@SkyNews) May 15, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFormë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias
Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh