Qeveria është e qëndrueshme, ndërsa te partnerët në koalicion është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara dhe zgjidhje ligjore, theksuan sot nga Qeveria në takim me gazetarët, duke i komentuar tërheqjet ose paralajmërimet për tërheqje nga koalicioni qeveritar i partnerëve më të vegjël të koalicionit.
Në lidhje me kërkesën e partisë “Dinjiteti” prej ku pas mospranimit në Kuvend të zgjidhjes ligjore për pjesëmarrësit në ushtri në konfliktin e vitit 2001, nuk e përjashtuan mundësinë që të largohen nga koalicioni qeveritar, sqaruan se për atë ligj ka problem në harmonizimin me ligje të tjera dhe po bëjnë përpjekje që të gjejnë zgjidhje.
“Këtu bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore për të cilën kemi biseduar me kryetarin e partisë ‘Dinjiteti’, por ekziston një problem në lidhje me harmonizimin me ligjet e tjera. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do të jetë juridikisht e harmonizuar, sepse nëse miratoni një ligj që nuk është në përputhje me ligjet e tjera, mund të përfundoni duke e bërë problem që një zgjidhje e caktuar ligjore nuk mund të zbatohet ose duhet të rikthehet. Vetëm për ato arsye, jo sipas ndonjë linje tjetër të bashkëpunimit”, theksuan nga Qeveria.
Në koment për tërheqjen e Lidhjes Demokratike theksuan se kanë pritur një gjë të tillë. “Nuk mund të ndërtoni karrierë duke bërë konflikt me një fqinj të caktuar, e pastaj të mbështetni zgjidhje me të cilën me atë fqinj do të jeni pjesë e BE-së. Domethënë, kjo është utopi”, komentojnë burime qeveritare.
Përsëritën se LSDM-ja e para është ndalur pas konceptit të një njësie zgjedhore dhe se përfaqësuesi i kësaj partie në Komisionin për reforma në kodin zgjedhor ka drejtim shumë të qartë se mund të bisedojë për një njësi zgjedhore.
“Unë jam përkrahës i listave të hapura që qytetarët të zgjedhin për kë duan të votojnë. Disa deputetë mendojnë se duhet t’u garantohet personalisht një vend në Kuvend në mënyrë që të jenë deputetë gjatë gjithë jetës, gjë që nuk është e drejtë. Prandaj mendoj që nëse është një njësi zgjedhore, listat duhet të hapen dhe të diskutohet edhe për pragun, sepse nëse nuk ka prag, atëherë mund të ndodhë që bashkësitë e biznesit të kandidojnë deputetë. Duhet të bëhen llogaritje për pragun, ndërsa 3 deri në 4,5 për qind mund të jetë shifër interesante”, thotë një zyrtar i lartë qeveritar dhe thekson se kur të përgatitet kodi zgjedhor duhet të merren parasysh të gjitha aspektet dhe në fund të jetë me konsensus.
Për mundësinë për mbajtje në termin të njëjtë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare theksojnë se ato do të mbahen siç është paraparë me zgjidhjet aktuale ligjore dhe se ashtu praktikojnë edhe shtete të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos